Japoni, ndalohet mishi i Fukushimës

19/07/2011 13:00

Qeveria japoneze ka vendosur te ndaloje te gjitha ngarkesat e mishit te
lopes nga prefektura e Fukushimes per shkak te shqetesimeve te
kontaminimit.

Mbi 500 lope besohet te kene ngrene bar te thate me nivel te larte rrezatimi dhe sasi mishi jane derguar tashme ne pjese te tjera te Japonise. Zyrtaret druhen se kontaminimi mund te kete prekur edhe prefekturat perreth.

“Nga analizat, rezulton qarte se bagetite ne prefekturen e fukushimes jane ushqyer me sane qe kishte nivele te larta ceziumi radioaktiv. Aktualisht, po perpiqemi te vihemi ne gjurmet e lopeve te kontaminura e te shohim se ku jane shitur.  Kerkimet tashme kane nisur, edhe me ndihmen e ministrise se bujqesise, pylltarise dhe peshkimit”, u shpreh Yukio Edano, sekretar kabineti.

Ky eshte i fundit i nje sere shqetesimesh mbi shendetin qe lidhen me demtimin e kompleksit berthamor te Daichit ne fukushima, te goditur rende nga termeti dhe tsunami i 11 marsit. Per here te pare, mishi i kontaminuar u diktua ne fermat prane centralit atomik, por se fundi lope te prekura nga rrezatimet jane gjetur edhe ne zona rreth 100 km larg.

Pavaresisht se niveli i radiacionit tek keto kafshe eshte disa here mbi limitin kombetar, zyrtaret vendas perpiqen te qetesojne opinionin publik me pohimet se konsumimi disa here i nje mishit e tille, nuk perben rrezik per shendetin. Me shume se kater muaj nga katastrofa e marsit, rrjedhja e materialeve radioaktive ne kompleksin e Daicit, ende nuk eshte frenuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA