Japonezet priten si heroina
19/07/2011 12:20
400 tifozë dhe më shumë se 250 gazetarë kanë pritur në aeroportin e Tokios kombëtaren japoneze të futbollit, kampionia e re e botës për femra.
Një pritje të veçantë ka rezervuar për kampionet edhe kryeministri i vendit, Naoto Kan, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë trofe, i pari ky që vjen në kontinentin aziatik.
Para pritjes, kryeministri Naoto Kan falenderoi edhe në foltoren e paralamentit pjesëtarët e ekipit kombëtar për femra.
“Dua t’i përgëzoj të gjitha për punën e bërë. Gjithashtu dua t’i falenderoj për kurajon që i kanë dhënë popullit tonë dhe sidomos atyre njerëzve të prekur nga fatkeqësitë e marsit”, ka deklaruar kryeministri Kan.
Top Channel