Greva e minatorëve, ACR: E paarsyeshme
19/07/2011 11:25
Firma koncesionare ACR reagon për grevën e minatorëve të Bulqizës, duke e konsideruar si të paarsyeshme këtë protestë.
“Kemi rritur pagat mbi mesataren kombëtare, kemi përmirësuar vazhdimisht kushtet e punës dhe argumentimi i kësaj greve është i pavlefshëm”, thanë përfaqësuesit e ACR-së në një konferencë për mediat.
Përfaqësuesit u shprehën të gashtëm për bisedime me minatorët grevistë, ndërsa theksuan se protesta duhet të marrë fund pasi nuk është e justifikuar.
Minatorët kanë hyrë në ditën e 16-të të protestës, dhe gjatë ditës së djeshme ata protestuan para Ministrisë së Ekonomisë dhe kryeministrisë.
Top Channel