Pas takimit konsultativ mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian sot në
Bruksel, komisioneri Shtefan Fyle në një konferencë për shtyp ka
deklaruar rezervat e tij për zgjedhjet në Tirane.
Ne deklaraten e perbashket, komisioneri deklaroi se duhet te zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe palet t’i rikthehen dialogut dhe te gjejne nje zgjidhje. Duke folur per bojkotin, Fyle u shpreh se kjo nuk eshte pjese e Bashkimit Europian dhe se opozita duhet t’i rikthehet parlamentit sepse koha elektorale ka perfunduar.
Ne tetor Komisioni Europian do publikoje raportin per Shqiperine dhe deri atehere Bashkimi Europian i ka kerkuar Shqiperise qe fokusohet te 12 prioritetet. Fyle ka rikujtuar se Bashkimi Europian do ta ndihmoje Shqiperine por pjesa tjeter eshte ne duart e shtetit shqiptar dhe partive politike.
“Besoj,- deklaroi komisioneri Shtefan Fyle,- se shumica qeverise dhe opozita te bejne me te miren te gjejne nje zgjidhje per stanjacionin politik. Kam parasysh aspiraten per Bashkimin Europian dhe kornizat ligjore. Pra duhet te punojne per institucionet demokratike. Une besoj se opozita duhet te marre pjese ne parlament ne seancat plenare, jane shume ligje qe kerkojne shumicen konstitucionale. Kjo eshte me e mira per Shqiperine dhe qytetaret e Shqiperise”.
Ndersa perfaqesuesi presidences polake i pranishem ne takim deklaroi se vendi ka nevoje per unitet politik qe te mendohet seriozisht per perspektine europiane.
“Eshte jetike qe Shqiperia qe qeveria dhe opozita te perdorin mundesi me te mira gjate ketyre javeve para se te prezantohet opinioni ri per Shqiperine. Te gjithe t’i marrin serizisht opinionet e Komisionit Europian. Persa i perket presidences polake jemi te angazhuar. Gjithcka eshte ne duart duaja nuk eshte Polonia apo BE qe do bejne punen per ju”, tha Fyle.
Top Channel