Francë, merret në pyetje e bija e Strauss Kahn

19/07/2011 18:20

Hetuesit francezë kanë marrë në pyetje një nga vajzat e Dominique Strauss Kahn lidhur me dyshimet se ai ka tentuar të dhunojë seksualisht një shkrimtare franceze.

Camille Strauss-Kahn është shoqe e viktimës së prezumuar, gazetares së njohur Tristane Banon.

Banon thotë se ish-kreu i FMN e sulmoi atë në një apartament në Paris në vitin 2003, teksa ajo përpiqej ta intervistonte atë.

Policia e mori në pyetje Camille Strauss Kahn ditën e hënë, ka bërë të ditur sot një zyrtar francez për Associated Press.

Së fundmi Dominique Strauss Kahn u lirua nga arresti i shtëpisë në Shtetet e Bashkuara, pasi akuzat e ngritura ndaj tij nga kamarierja e një hoteli të Nju Jorkut u shfuqizuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA