CEZ hedh poshtë deklaratat e Priftit

19/07/2011 20:05

Menjëherë pas deklaratave të ish-ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti, CEZ ka reaguar zyrtarisht.

Përmes një njoftimi, kompania që ka monopolin e shpërndarjes së energjisë bëri të ditur se vetëm 23 % e banorëve në Ndërmenas kanë paguar faturat e prapambetura të energjisë elektrike, pavarësisht parlajmërimeve të vazhdueshme ndaj tyre.

CEZ njofton se për të mos penalizuar në mënyrë kolektive të gjithë banorët dhe vecanerisht ata që kanë paguar energjinë, brigadat e saj instaluan transformatorët e rinj që bëjnë të mundur ndërprerjen e energjisë vetëm për ata që nuk e kanë paguar dhe lejojnë furnizimin e konsumatoreve të rregullt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA