Tiranë, pranga 2 aktivistëve të Kuvendit Rinor

18/07/2011 21:15

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy aktivistë të Kuvendit Rinor të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të fundit, arrestimi ka ardhur pasi aktivistët u kanë sjellë cadra dhe mjete për të fjetur minatorëve të Bulqizës.

Minatorët protestuan sot para selisë së Ministrisë së Ekonomisë, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e problemeve me kompaninë koncesionare ACR.

Kërkesat e tyre kanë të bëjnë me cështje ekonomike, të sigurisë në punë dhe për të ardhmen e vetë minierës, që është dhe burimi kryesor i punës në zonën e varfër të Bulqizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA