SHBA, priten temperatura super të larta

18/07/2011 14:30

Kete vere, ne disa pjese te Shteteve te Bashkuara, njerezit nuk do te kene nevoje fare te ndezin zjarre ne kampingje.

“Thjesht dilni jashte,- thote Foxneës – dhe do t’i shihni misrat te piqen vete. Nje vale e furishme te nxehti pritet te perplaset ditet ne vazhdim mbi zonat perendimore dhe ato jugore te Shteteve te Bashkuara, duke kercenuar te sjelle me vete temperatura perveluese dhe termometri te shenoje ndonje rekord te ri.

17 shtete kane keshilluar banoret te marrin masa e te mbrohen nga i nxehti sidomos nga java qe vjen. Nje sistem i presionit te larte ne rrafshinat e medha eshte fajtor per kete situate. Nder zonat qe do ta ndiejne me fort te nxehtin eshte Minesota, ku kombinimi i tij me nivelin e larte te lageshtise ne ajer, e ben gjendjen mbytese.

Sipas mediave vendase, temperaturat ne qytetin me te madh te saj, minneapolis, do te vertiten tek 43 gradet celsius, duke rrezuar rekordin e meparshem te 38 gradeve per kete zone te vendosur ne 1936-ten. Ne shume pjese te tjera te vendit, vapa nuk eshte thjesht e parehatshme eshte edhe e paleverdisshme. Ne Teksas, sipas autoriteteve kompetente, 95% e shtetit po vuan pasojat e nje thatesire esktreme. Toka e zhuritur dhe fakti qe nuk ka ndonje parashikim te shpejte per reshje, ka kontribuar ne humbje prej 3 miliarde dollaresh ne te korrat e grurit.

Ndjesia ne Oklahoma City ka qene ajo e nje te nxehti prej 45,5 gradesh celsius. Sa per Chicago-n, te tilla temperatura mund te provohen vdekjeprurese, thone mediat vendase, sepse si te mos mjaftonte vapa, lageshtira ne ajer dhe nivelin e larte te ndotjes se ketij te fundit, shume nga banoret jane perballur edhe me nderprerje te energjise elektrike, nje kombinim i rrezikshem ky per nje qytet ku ne 1995-en, gati 750 vete vdiqen brenda 5 ditesh nga i nxehti i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA