Serie A, titulli i 2006-ës i mbetet Inter-it
18/07/2011 19:10
Këshilli federal i Federatës Italiane të Futbollit ka dalë me një vendim që i lejon Inter-it ruajtjen e titullit kampion të vitit 2006.
“Nuk ka asnjë bazë juridike për tërheqjen e titullit të vitit 2006 klubit zikaltër”, thuhet në një komunikatë të federatës.
Titulli i pesë viteve më parë ishte vënë në diskutim për shkak të procesit të manipulimeve të asaj kohe, të njohur me emrin “Calciopoli”.
Top Channel