Qeveria mbështet Këshillin e Tranzicionit libanez

18/07/2011 14:45

Shqipëria i është bashkuar vendeve të cilat njohin dhe mbështesin Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi.

Nëpërmjet një njoftimi në  faqen online  të  Ministrisë  së  Punëve të  Jashtme thuhet se Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje krizën në Libi dhe ka mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e saj, në zbatim të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Qeveria shqiptare, duke vlerësuar lart aspiratat e popullit libian për demokraci e zhvillim, vijon njoftimi, ka ndjekur me simpati dhe ka mbështetur veprimtarinë e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, programin e tij për një Libi demokratike dhe e konsideron këtë Këshill si një përfaqësues legjitim të popullit libian.

Në njoftimin e publikuar mesditën e të Hënes thuhet se “Qeveria shqiptare është e gatshme  të vendosë marrëdhënie me këtë Këshill dhe të japë ndihmën e saj për rivendosjen e paqes dhe ndërtimin e demokracisë në Libi.Një hap i tillë  shikohet nga qeveria shqiptare si mbështetje e kauzën e drejtë të popullit libian, për liri e progres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA