PS, asnjë përgjigje për letrën

18/07/2011 20:10

Dy ditë pas publikimit të letrës së kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, në selinë rozë kanë zbarkuar ambasadorët e Bashkimit Europian dhe OSBE-së. (UPDATE)

Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth jane takuar me kreun e Partise Socialiste Edi Rama, me te cilin kane diskutuar per rreth 1 ore e 30 minuta.

Takimi qe ka patur karakter informal nuk eshte njoftuar nga selia roze ashtu si detajet e bisedes te cilat kane mbetur me se shumti konfidenciale.

Mesohet se nje pjese e kesaj bisede ka qene e perqendruar tek zgjedhjet, ose me saktesisht tek mandati i kreut te bashkise se Tiranes, i cili sipas socialisteve u grabit ne tryezen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve e me pas ne ate te gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor.

Nga selia roze nuk behen te ditura detaje te tjera, nderkohe qe mbetet i paqarte fakti nese eshte diskutuar edhe per letren e kreut te grupit parlamentar Astrit Patozi e cila i ishte derguar ne date 13 korrik Gramoz Rucit por qe u be publike vetem ne date 16, pas refuzimit te fteses per takim ne kuvendin e Shqiperise.

Nderkohe burime nga Partia Socialiste theksojne se nuk ka ende nje pergjigje zyrtare per letren permes se ciles demokratet propozonin ngritjen e Komisionit te Reformes zgjedhore, i cili me pas t’i drejtohej per asistence edhe OSBE-ODIHR dhe Komisionit te Venecias.

Megjithate nuk mungon nje qendrim i pergjithem i selise roze per situaten politike, pasi kreu i saj Edi Rama ka deklaruar 5 dite me pare se per reforma mes te cilave edhe ato kushtetuese mund te flitet vetem pasi te jete pranuar sic tha ai se mandati i Tiranes eshte grabitur.

E per keto reforma sipas zotit Rama garant duhet te dalin nderkombetaret. Eshte e parakohshme te thuhet nese ky takim ka sherbyer edhe per kete, por besohet se kjo pike mund te kete qene nje tjeter teme e bisedes se ambasadoreve me kreun e PS.

Ambasadoret jane pritur edhe nga kryeministri Berisha. Kjo behet e ditur nga zyra e shtypit e Kryeministrise, por per kete takim nuk ka pamje filmike specifike dhe as foto.

Sipas njoftimit te shkurter, kryeministri Berisha, u rikonformoi ambasadoreve vendosmerine dhe vullnetin e plote te qeverise shqiptare per te qene teresisht e hapur dhe transparente per te bashkepunuar me opoziten per reformen elektorale dhe per te gjitha reformat ne sherbim te integrimit dhe anetaresimit ne BE.

Ne kete kontekst ishte edhe ftesa qe iu dergua opozites nga kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi.

“Por pavaresisht se ajo mori pergjigje negative nga ana e opozites, ne mbetemi te hapur per nje bashkepunim te bazuar ne respekt te Kushtetutes dhe shtetit ligjor”, eshte shprehur kryeministri ne kete takim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA