Me dërgimin e katër pyetjeve Komisionit të Venecias për zgjedhjet e 8
Majit, opozita shpreson të marrë një përgjigje të pavarur për atë që e
majta e ka cilësuar “si manipulim të zgjedhjeve”.
Por Komisioni i Venecias po artikulohet si një këshilltar i rëndësishem edhe në përpjekjet per nderhyrjen ne ligjin zgjedhor. Te pakten keshtu shkruante Astrit Patozi ne letren e fundit drejtuar Gramoz Rucit.
Por profesor, Luan Omari ish-anëtar i Komisionit te Venecias, per 8 vjet, ne nje interviste per Top Channel fillimisht thote se shqyrtimi kerkeses te socialisteve do te marre kohe.
“Procedura është pak e gjatë dhe e ndërlikuar. Së pari kërkesa i shkon sekretariatit të komisionit, i cili nëse e cmon që është në kompetencë të komisionit ngarkon ekspertë apo anëtarë për ta studiuar cështjen. Dhe opinioni i konsoliduar i dërgohet cdo anëtari i komisionit dhe shqyrtohet në një prej katër mbledhjeve që zhvillohen brenda një viti”, tha Omari.
Profesor Omari thote se me shume se marrja e nje vendimi problem edhe me pare ka qene zbatimi i vendimeve apo rekomandimeve
“Komisioni i Venecias ka dhënë një ndihmë shumë të cmuar për hartimin e Kushtetutes shqiptare. Ka dhënë ndihmë dhe opnion për Imunitetin Parlamentar dhe për ligjin për Lustracionin. Për zgjedhjet, Komisioni i Venecias ka dhënë disa orientime dhe këshilla që janë patur parasysh vetëm në një shkallë të vogël”, tha Omari.
Gjithashtu zoti Omari nje prej bashkehartuesve te Kushtetutes komenton edhe deklaratat e liderit te opozites Edi Rama ne emisionin ‘Top Story’ te enjten e shkuar, per nevojen e ndryshimeve kushtetuese, te kundershtuara me pas nga kryeministri Sali Berisha.
“Më vjen mirë që Rama e pranoi gabimin e rëndë. E kam thënë dhe e kam përsëritur që ato kanë ndryshuar raportin e drejtë të ndarjes së pushtetit. Dëgjova edhe Berishën që u shpreh kundra ndryshimit të Kushtetutës. Nëse PD që është në fuqi nuk është dakord me ndryshimet këto janë fjalë të kota, pasi unë mendoj se kjo cështje vlen për t’u bërë debat, pasi do të vijë një kohë për ndryshime”, tha Omari.
Top Channel