Në burg gruaja vrasëse

18/07/2011 16:55

Arrest me burg eshte masa qe gjykata e rrethit gjyqesor Fier ka vendosur
per shtetasen Dallandyshe Kasa, gruaja e cila  pak dite me pare i mori
jeten burrit te saj duke i hedhur vaj te nxehte ne vesh.

Per 55-vjecaren nga Fieri rendon akuza e vrasjes me paramendim. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen ’11 Janari’ te qytetit te Fierit. Seanca gjyqsore eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe u drejtua nga gjyqtarja Adelina Zarka.

Organi i akuzes perfaqesohej nga prokurori Petrit Vukaj, i cili ka bere prezent kronologjine e ngjarjes, si dhe paraqiti provat e grumbulluara. 55-vjecarja mbrohej nga avokati Gezim Hajderaj. Ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 4.00 te mengjesit te se premtes. Bashkeshorti i 55-vjecares Xheladin Kasa gjeti vdekjen e menjehershme si pasoje e vajit te nxehte ne vesh. Sipas policise shkak per kete krim te rende ishte depresioni i 55-vjecares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA