Miratohet heqja e doganës

18/07/2011 16:25

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi ligjin që heq doganën e
automjeteve të përdorura dhe e zëvendëson atë me një taksë të përvitshme
në koalidim, e cila sipas qeverisë e ul barrën fiskale.

Po i referohem një makine prodhuar 9 vjet më parë. Sot ajo paguan rreth 10 mijë lekë vit, ndërsa me këtë sistem do të paguajë rreth 7 mijë lekë nëse përdor naftën dhe rreth 5500 lekë nëse përdor benzinën”, tha zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj.

Zëvendësministri tha se nga heqja e doganës mund të përfitojnë edhe ata që i kanë importuar automjetet pas datës një janar te ketij viti, por me një kusht.

“Nëse ajo kategoi subjektesh që e ka futur makinën para hyrjes në fuqi të këtij ligji, por që dokumentat do t’i bëjë pasi ligji është futur në fuqi, natyrisht që do të aplikohet formula e re”, tha Rrushaj.

Paketa e re heq taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit, por në këmbim qeveria do të rrisë me 7 lekë për litër taksat e karburanit.

“Për të vendosur një farë barazie sipas parimit, që ai konsumon apo e shfrytëzon më shumë infrastrukturën, ai paguan më shumë taksa”, tha zëvendësministri.

Akciza e birrës, kryesisht për prodhuesit vendas ulet nga 30 lekë në 10 dhe 12 lekë për litër ndërsa hiqen fare detyrimet për importin e lëndëve të para të fasonit dhe veshjet e gatshme.

Taksat e reja pritet të hyjnë në fuqi nga një shtatori dhe efekti total në buxhet i tyre sipas qeverisë do të jetë neutral.  
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA