Kupa e botës për femra

18/07/2011 12:00

Për herë të parë në histori, Japonia shpallet kampione e Botës në futbollin e femrave. Japonezet kanë mundur në finale me 11-metërsha përfaqësuesen e Amerikës, pasi 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 2-2.

Pas një pjesë të parë pa gola, ndeshja u zhbllokua në minutën e 69. Amerikanet kaluan në avantazh me gol të Morgan. 11 minuta më vonë, Miyama barazoi rezultatin dhe çoi ndeshjen drejt kohës shtesë. Amerikanet kaluan sërish në avantazh, ketë herë me Uambach. Atehërë kur të gjithë mendonin se Amerika do të ishte kampionia e re e futbollit të fermrave, Sava, golashënuesja më e mirë e aktivitetit, barazoi shifrat.

Në gjuatjet e 11-metërshave, amerikanet gabuan duke shënuar vetëm 1 gol kundrejt 3 të japonezeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA