Kontroll për ndotjen e detit

18/07/2011 17:30

Zona e Shkëmbit të Kavajës mbetet zona më e nxehtë mjedisore në bregdetin e Adriatikut.

Përpjekjet për të shmangur ndotjen e ujërave detare nga shkarkimet e ujërave të zeza, përmes vendosjes së filtrave dhe prishjes se tubave qe realizojne derdhjen, vazhdojne te hasin ne veprime te kundraligjshme nga subjektet qe operojne ne plazhe.

Pervecc gjobave te vena, dy subjekte jane proceduar penalisht nga Agjensia Rajonale e Mjedisit, e cila edhe ne kete fillimjave ka zbarkuar ne bregdet duke ushtruar kontrolle kryesisht ne zonen e Shkembit te Kavajes dhe te subjektet qe ndodhen mbi aksin rrugor Plepa-Golem.

Aksioni i mjedisoreve eshte mbeshtetur edhe nga komuna e Rrashbullit dhe policia e rendit, duke bere evidentimin e tubacioneve te fshehura. Prishja e nje pjese te tyre ka bere qe ujerat te vershojne dhe ne rrugen nacionale. Nderkohe masat administrative dhe penale te mjedisoreve kane ndeshur ne reagimin e subjekteve te ndeshkuara.

Hotelet, godinat shumekateshe dhe ccdo lokal tjeter sherbimi ne zonen nga Plepat deri ne Malin e Robit perdorin gropa septike. Per te shmangur shpenzimet e larta qe ka zbrasja e tyre subjektet kane gjetur si zgjidhje derdhjen e tyre ne det, duke argumentuar se deti eshte nje vetepastrues i madh per shkak te rrymave detare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA