Egjipt, priten emrat e rinj të kabinetit
18/07/2011 11:55
Nën presionin e protestave të vazhdueshme kryeministri egjiptian Essam Sharaf, vendosi te riformoje kabinetin e tij qeveritar.
Dhjetë ministra të rinj do të jenë pjesë e qeverisë, në mesin e tyre Hazem Beblaëi si ministër i ri i Financave. Portofolin e Ministrise se Jashtme do ta mbaje ish-ambasadori në Arabinë Saduite, Mohamed Kamel Amr. Në Kairo pritet që kryeministri të njoftojë sot edhe emrat e ministrave të tjerë. Kryeministri Essam Sharaf dëshiron me riformimin e kabinetit qeveritar të reagojë ndaj protestave në qytetin e Kajros.
Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen ndër të tjera të ministrave që kanë pasur lidhje me partitë e qeverisë së presidentit të rrëzuar Husni Mubarak.
Top Channel