Berisha pret ambasadorët

18/07/2011 19:55

Ambasadorët janë pritur edhe nga kryeministri Berisha. Kjo bëhet e ditur nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, por për këtë takim nuk ka pamje filmike specifike dhe as foto.

Sipas njoftimit të shkurtër, kryeministri Berisha, u rikonformoi ambasadorëve vendosmërinë dhe vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të qenë tërësisht e hapur dhe transparente për të bashkëpunuar me opozitën për reformën elektorale dhe për të gjitha reformat në shërbim të integrimit dhe anëtarësimit në BE.

Në këtë kontekst ishte edhe ftesa që iu dërgua opozitës nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

“Por pavarësisht se ajo mori përgjigje negative nga ana e opozitës, ne mbetemi të hapur për një bashkëpunim të bazuar në respekt të Kushtetutës dhe shtetit ligjor”, është shprehur kryeministri në këtë takim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA