Ambasadorët në zyren e Ramës

18/07/2011 15:10

Dy ditë pas publikimit të letrës së kreut të grupit parlamentar demokrat
Astrit Patozi, në selinë rozë kanë zbarkuar ambasadorët e Bashkimit
Europian dhe OSBE-së.

Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth jane takuar me kreun e Partise Socialiste Edi Rama, me te cilin kane diskutuar per rreth 1 ore e 30 minuta. Takimi qe ka patur karakter informal nuk eshte njoftuar nga selia roze ashtu si detajet e bisedes te cilat kane mbetur me se shumti konfidenciale. Mesohet se nje pjese e kesaj bisede ka qene e perqendruar tek zgjedhjet, ose me saktesisht tek mandati i kreut te bashkise se Tiranes, i cili sipas socialisteve u grabit ne tryezen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve e me pas ne ate te gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor.

Nga selia roze nuk behen te ditura detaje te tjera, nderkohe qe mbetet i paqarte fakti nese eshte diskutuar edhe per letren e kreut te grupit parlamentar Astrit Patozi e cila i ishte derguar ne date 13 korrik Gramoz Rucit por qe u be publike vetem ne date 16, pas refuzimit te fteses per takim ne kuvendin e Shqiperise.

Nderkohe burime nga Partia Socialiste theksojne se nuk ka ende nje pergjigje zyrtare per letren permes se ciles demokratet propozonin ngritjen e Komisionit te Reformes zgjedhore, i cili me pas t’i drejtohej per asistence edhe OSBE-ODIHR dhe Komisionit te Venecias. Megjithate nuk mungon nje qendrim i pergjithem i selise roze per situaten politike, pasi kreu i saj Edi Rama ka deklaruar 5 dite me pare se per reforma mes te cilave edhe ato kushtetuese mund te flitet vetem pasi te jete pranuar sic tha ai se mandati i Tiranes eshte grabitur. E per keto reforma sipas zotit Rama garant duhet te dalin nderkombetaret. Eshte e parakohshme te thuhet nese ky takim ka sherbyer edhe per kete, por besohet se kjo pike mund te kete qene nje tjeter teme e bisedes se ambasadoreve me kreun e PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA