Uruguai është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës pasi ka mundur Argjentinën 5-4, me goditje nga 11-metërshi.
Pas kohëve shtesë takimi ishte mbyllur me rezultatin 1-1, barazim ky që coi automatikisht tek penalltitë. Uruguai të martën e ardhshme do të përballet me Perunë në gjysmëfinale.
“Tani të festojmë, më vonë do të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, ka deklaruar trajneri i Uruguait, Tabarez. Tekniku nuk e ka fshehur gëzimin e tij. “Nxorrëm në pah më shumë gjëra sesa në botërorin e Afrikës së Jugut”, ka thënë ai.
Ndërkohë, trajneri i Argjentinës, Batista ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. “Me Uruguain nuk ishte një dështim. Do vazhdojmë për në botëror”, ka deklaruar Batista.
Top Channel