Novara: Ujkani qëndron, Cani te Polonia Varshava

16/07/2011 12:00

Merkato e verës ka rezervuar të ardhme të kundërt për dy lojtarë
shqiptarë, që janë në pronësi të Palermos. Samir Ujkani do të qëndrojë
te Novara, për të luajtur në Serinë A me skuadrën surprizë të sezonit të
kaluar.

Klubi piemontez u rezistoi sulmeve të Sampdorias për “gardianin”, që e cilëson si element thelbësor për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i Novarës, Mauro Pederxoli, tha: “Ujkani është në bashkëpronësi të Novarës e Palermos dhe pak kohë më parë vendosëm që ai të luajë këtu edhe një vit: përjashtoj çdo mundësi që të largohet”.

Ndërkohë, Palermo vazhdon të reduktojë kontingjentin dhe po mbyll huazimin e sulmuesit Edgar Cani jashtë Italisë. Shqiptari 22-vjeçar, që vitin e kaluar luajti te Modena, tashmë do të aktivizohet për një sezon te Polonia Varshava në Ekstraklasan polake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA