Manjati i mediave, Rupert Murdoch, përmes një njoftimi të botuar në të
gjitha gazetat e tij, paraqiti apologjinë për abuzimet serioze të “News
of the World”.
“E kuptoj se vetëm të kërkosh falje nuk është e mjaftueshme. Biznesi ynë u themelua mbi idene se një shtyp i lirë dhe i hapur do të jetë një forcë pozitive në shoqëri. Ne duhet ta tejkalojmë këtë. Në ditët e ardhshme, ndërsa do të marrim hapa të tjerë konkrete për të zgjidhur këto cështje dhe të bëjmë ndryshime për demet që ato kanë shkaktuar, ju do të dëgjoni më shumë prej nesh”, tha Murdoch.
Rebekah Bruks, ish-drejtoresha e Neës International dhe kryeredaktorja e “News of the World” gjate viteve 2000-2003 kur u përgjua telefoni i vogelushes se vrare Milly Doëler dha doreheqjen duke shprehur pergjigjesine e thelle per njerezit e lenduar.
43-vjecarja Bruks, e cila ka punuar në Neës International për 22 vjet iu nënshtrua presionit, për të dhënë dorëheqjen. Kryeministri britanik, David Kameron tha se largimi i saj ishte vendimi i duhur. Ajo pritet te jetë e pranishme, krah Rupert Murdoch në Komitetin e Dhomës së Komuneve, për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputeteve.Ndërkohë është mësuar se aktori Jude Laë do të padisë gazetën “The Sun” për përgjim të telefonit. Ai do të kërkojë nisjen e procedurave ligjore per katër artikuj të publikuar gjatë viteve 2005 dhe 2006. Një nga zëdhënësit e “News International” e cilësoi këtë një veprim cinik i cili synon të përfshije edhe “The Sun” në skandalin e përgjimeve.
Top Channel