Kryeministri Hashim Thaçi deklaron se qeveria është ekzekutivi dhe
pushtetet janë të ndara dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të ketë
interferime me autoritetet kushtetuese dhe ligjore.

Thaçi, sipas RTK-se, tha se Qeveria e tij nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar çështjen e imunitetit të deputetëve.

“Unë nuk jam ai që do ta interpretoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pushtetet janë të ndara. Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryejë obligimet e veta plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës, por edhe me ligjet”, ka thënë Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA