Imunitetet, Countryman: Krasniqi të shkojë në Kushtetuese

16/07/2011 09:05

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, i ka
bërë thirrje Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi që
Parlamenti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për opinion lidhur me
imunitetin e deputetëve.

Countryman ka thënë se debati rreth imunitetit ka të bëjë me atë nëse Kosova dëshiron të jetë një shtet ku sundon ligji apo ku sundon politika.

“Ajo që duhet të sqarohet është se sa i gjerë është imuniteti që ofron Kushtetuta për anëtarët e parlamentit. Nëse anëtarët e parlamentit, nuk janë në gjendje të marrim përgjegjësi për veten e tyre, dhe, në bazë të kushtetutës, të kërkojnë mendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo do të ishte një ditë shumë e keqe dhe një precedent shumë i keq për atë që ne presim nga udhëheqësit politikë”, tha Countryman per “Zerin e Amerikes”.

I pyetur nëse duhet pritur që rekomandimin ta bëjë parlamenti dhe jo qeveria, siç thotë zoti Krasniqi, Countryman ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, ashtu si ajo e Shteteve të Bashkuara dhe si shumë të tjera në Evropë, parashikon ndarjen e pushteteve, mes ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA