Gjermani, asnjë çmim për Putin

16/07/2011 16:00

Organizatorët e çmimit Quadriga, në Gjermani, që jepet për “shpirtrat e ndiçuar”, kanë hequr dorë nga dhënia e trofeut kryeministrit rus Vladimir Putin, për edicionin e 2011-s.

Shkak kanë qenë diskutimet rreth tij në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit në Rusi.

Bëhet fjalë për një zgjedhje që kishte nxitur polemika të forta dhe ka detyruar një artist danez që ta kthente çmimin dhe ish presidentin çek Vaclav Havel të kërcënojë ndërmarrjen e të njëjtit akt.

Moska ka saktësuar se ky vendim nuk do të prishë marrëdhëniet me Berlinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA