Vullkani, evakuime në Indonezi
15/07/2011 22:30
Pas aktivizimit të vullkanit në Malin Lokon, në ishullin Sulavesi, në Indonezi, mijera persona u detyruan të braktisin shtëpitë.
Nuk raportohet për viktima. Muajin e kaluar u shënua një rritje e aktivitetit në zonë dhe dy ditë më parë, ishte rritur shkalla e alarmit.
Hi dhe gurë u lëshuan në ajër, nga një lartësi prej 1500 metrash.
Zona e evakuimit prej 3.5 km u caktua javën e kaluar, brenda saj jetojnë 28 mijë persona, prej të cilëve 4400 janë shpërngulur.
Mes dhjetëra vullkaneve në Indonezi, ai në Malin Lokon, i lartë 1580 metra, është më aktivi.
Ai shpërtheu për herë të fundit në vitin 1991.
Top Channel