Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës së tij në Bruksel ka mbajtur një fjalim përpara shumë diplomatëve dhe studentëve në Qendrën për Politikat Evropiane.

Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk duhet lënë jashtë Evropës, duke kërkuar një dinamikë të re në procesin e afrimit të saj me BE-në.

“Është vetëm një shtet në Ballkan që nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe ky shtet është Kosova. Është vetëm një shtet në Ballkan që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë dhe ky shtet është Kosova. Kjo duhet të ndryshojë”, ka pohuar Hoxha.

Përsa i përket marrëdhënieve me Serbinë, shefi i diplomacisë kosovare ka nënvizuar se Beogradi duhet të caktivizojë strukturat paralele dhe të pranojë realitetin e ri.

“Serbia duhet të dorëzohet dhe të pranojë realitetin në Kosovë. Politikanët serbë fatin e tyre duhet ta kërkojnë brenda kufijve të Serbisë”, është shprehur Hoxhaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA