Beogradi duket se i druhet fushatës lobuese të Prishtinës zyrtare për zgjerimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Shtypi i sotëm serb shkruan se autoritetet kosovare kanë shtuar ndjeshëm përpjekjet e tyre për bindjen e vendeve që s’e kanë njohur shtetësinë e Kosovës që të ndërmarrin një hap të tillë.

Sipas gazetës “Vecernje Novosti”, Prishtina e ka përqendruar lobimin e saj tek vendet anëtare të Konferencës Islamike, tek vendet e Amerikës Latine dhe tek ato të Karaibeve.

“Prishtina ka forcuar lobimin vecanërisht në dy fronte. Një betejë e vërtetë diplomatike është duke u zhvilluar në Konferencën Islamike, por presioni i tyre është drejtuar edhe ndaj vendeve amerikano-latine dhe atyre të Karaibeve”, shkruan gazeta.

Sipas gazetës, nëse nga vendet e këtyre fronteve do të vijnë njohje të pavarësisë, atëherë situata do të anojë dukshëm në favor të Prishtinës.

“Kjo do të thotë një rritje me 50 vende të numrit të njohjeve brenda natës”, shkruan e përditshmja prestigjoze serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA