Vieira tërhiqet nga futbolli

14/07/2011 15:45

Ish futbollisti i kombëtares franceze Patrick Vieira ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij aktual, Manchester City, me anë të një komunikate.

Vieira, 35 vjeç dhe me 107 prezenca me fanellën e Francës, do të qendrojë tek City “si ambasador i klubit në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë vendit”, shkruhet në komunikatë.

Kampion i botës me Bleu në 1998-n, Vieira në të ardhmen do të merret me skuadrat e të rinjve. Tek Manchester City ai kishte vajtur në 2010-n nga Interi.

Top Channel