Milani, Abbiati: Do jetë e vështirë mbrojtja e titullit

14/07/2011 17:05

Christian Abbiati, portieri i Milanit kampion i Italisë, flet si zakonisht me shumë sinqeritet.

“Të gjitha skuadrat janë përforcuar dhe të gjitha nisen nga e njëjta linjë. Për ne do të jetë e vështirë mbrojtja e titullit”, është shprehur ai duke folur për sezonin e ardhshëm.

“Skuadra që është përforcuar më shumë është Napoli”, thotë ai duke analizuar fazën e parë të merkatos.

Në lidhje me shit-blerjet e klubit, Abbiati thotë: “Merkatoja? Unë vij në Milanello dhe stërvitem, për merkaton mendon shoqëria. ‘Zotin X’ e njohin presidenti Berlusconi, Galliani dhe trajneri ynë, ata e dinë se cilin futbollist po kërkojnë. Milani është shumë në formë kështu siç është, pastaj nuk më takon të jap sugjerime për merkaton”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA