Historia e futbollit dhe evolucioni i saj është i shkruar me dorë, në një pamflet të 1857-s që është shitur në një ankand nga Sotheby’s, në Londër, për një shifër prej 881.250 stërlinash, rreth 1 milion euro.
Libri më antik mbi rregullat e futbollit ishte pjesë e arkivit të Sheffield FC, skuadra e futbollit me antike e botës.
Klubi anglez, që ka 154 vjet histori (ashtu si edhe libri) e ka shitur librin për motive financiare: skuadra aktualisht luan në Northern Premier League DivisionOne, kategoria e tetë e kampionatit britanik.
Libri përmban shumë risi të sjella nga Sheffield, rregulla që janë bërë më pas pjesë e futbollit modern, siç e njohim tani.
“Përreth këtij objekti ka një interes të fortë ndërkombëtar që reflekton tërheqjen që ka përreth botës së futbollit dhe historisë së tij”, është shprehur Richard Tims, president i Sheffield.
Top Channel