Kupa e Amerikës, rikthehet Brazili

14/07/2011 08:25

Brazili, i udhëhequr nga Pato dhe Neymar, ka reaguar në momentin kyç.

Seleçao, me dygolëshat e sulmuesve të saj kryesorë, ka arritur të mundë Ekuadorin në ndeshjen e fundit të grupit B duke marrë kryesimin dhe duke kaluar për në fazën tjetër të Kupës së Amerikës.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Paraguaji dhe Venezuela janë ndarë në barazim 3-3. Të dyja këto skuadra janë të kualifikuara për në çerekfinale: Venezuela si vendi i dytë, ndërsa Paraguaji si vendi i tretë më i mirë.

Ky është kalendari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Amerikës:

Kolumbi – Peru

Argjentinë – Uruguaj

Brazil – Paraguaj

Kili – Venezuela

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA