U zhvilluan ditën e shtunë zgjedhjet për të disatën herë në Federatën e Mundjes e cila këtë herë me sa duket ka gjetur një zgjidhje përfundimtare.
Në një asamble të jashtëzakonshme, Federate Shqiptare e Mundjes zgjodhi presidenin e ri dhe organet e reja drejtuese nën praninë e përfaqësuesëve të Federatës Botërore të Mundjes, të cilët asistuan së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinis dhe Sporteve.
Nuk ishte i pranishëm në këtë asamble ish-presidenti Viron Bezhani i cili kishte dhënë dorëheqjen pak ditë më parë nga ky post.
Kandidati i vetëm për postin e presidentit Martin Biba u rikonfirmua si pak muaj më parë, pasi mori 13 vota nga 15 përfaqësues klubesh.
Gjithashtu u rikonfirmuan anëtarët e kryesisë duke i dhënë fund problemeve disa vjeçare në këtë federatë e cila prej rreth vitesh ishte e ndarë në dy pjesë.
Ndërkohë këto zgjedhje konfirmuan përfundimisht një president unanim dhe një federatë e cila tashmë do të ketë mundësinë të marrë pjesë në aktivitetet ndërkombëtare, pas pezullimit që i ishte bërë kohë më parë.
Top Channel