Presidenti PSG hiqet nga detyra

13/07/2011 16:05

Robin Leproux është hequr nga detyra dhe nuk është më presidenti i Paris Saint Germain.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shoqëria.

Në ditët e shkuara shumë komentues kishin theksuar se një prej kushteve të vendosura nga ish trajneri i Interit, Leonardo, për të shkuar të drejtonte skuadrën franceze ishte nisja e Leproux, për të pasur fuqi të plota.

Një paralajmërim i nevojshëm thotë radioja RMC, pikërisht në momentin kur Leproux kërkonte të kontrollonte tërësisht rekrutimin në PSG.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA