Moody’s rrëzon edhe Irlandën
13/07/2011 01:25
“Moody’s”, agjencia e vlerësimit të kreditimit, e cila pak ditë më parë u kritikua për vlerësimin bërë për borxhin e Portugalisë, ka vlerësuar me të njëjtën notë edhe borxhin e Irlandës.
Moody’s arsyeton vendimin e saj për të hedhur Irlandën në kategorinë “junk” si e bazuar në studimet dhe mundësitë e rritjes së Irlandës që ka nevojë për një hua të dytë, sipas agjencisë, për të dalë në tregjet ndërkombëtare.
Greqia, Portugalia dhe Irlanda janë 3 vende të eurozonës që mbështeten nga programi financiar anti-krizë i Bashkimit Europian në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar. BE dhe FMN parashikojnë që ky program të marrë fund të 2013-n.
Top Channel