Vritet vëllai i presidentit Karzai

12/07/2011 09:45

Vëllai i presidentit afgan, Hamid Karzai ka mbetur i vrarë në një atentat ndaj tij, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Ahmad Wali Karzai, gjysmëvëllai më i ri i presidentit dhe lider i Këshillit Provincial të Kandaharit, është qëlluar për vdekje.

Lajmin e bën të ditur BBC, që i referohet zëdhënësit presidencial, Waheed Omar. Lajme të pakonfirmuara sugjerojnë se ai u qëllua në shtëpinë e tij në Kandahar, nga një prej truprojave.

I njohur si një politikan kontrovers, disa e shihnin atë si një mbrojtës të të drejtave të etnisë pashtun. Por kritikët thonë se ai ishte gjithashtu një lord lufte, i përfshirë edhe në korrupsion.

Ahmad Wali Karzai i kishte shpëtuar një atentati ndaj tij në vitin 2009. Ai ishte një aleat i fortë i SHBA, por nga ana tjetër është akuzuar edhe për trafik droge.

Forcat ndërkombëtare në Afganistan janë shprehur të tronditura për vrasjen. Trupi i zotit Karzai është dërguar në një spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA