Tirana rimerr trofeun e parë

12/07/2011 20:45

Tirana është skuadra me më shumë tituj kampion, plot 24.

Por, që nga viti 1930 e deri më tani të paktë janë trofetë që ekzistojnë e vërtetojnë historinë e këtij klubi të madh. Ky është trofeu i parë i bardhebluve, pikërisht i vitit 1930, por është vënë nën dispozicion të klubit vetëm në vitin 2011, pas shumë vitesh që rezultonte i humbur.

Tashmë presidenti Halili e ka rikthyer atë në palmaresin e bardhebluve, me përpjekjet e tij, madje edhe duke paguar për të.

Por, e rëndësishme është që është rikthyer dhe së bashku me shumë të tjera që po kërkon vetë stafi drejtues i Tiranës, i cili premton në një të ardhme të shpejtë dhe një muze historik të skuadrës më të dashur kryeqytetase, për të rikthyer në vend emrin e historinë e skuadrës më të titulluar, Tironës, siç i pëlqen tifozëve ta thërrasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA