Skënderbeu në Champions League
12/07/2011 23:05
Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu do të bëjë të mërkurën paraqitjen e parë në arenën europiane, ku do të përballet me kampionen e Qipros, Apoel Nikosia.
Trajneri serb i ekipit qipriot, Ivan Jovanovic pohon se nuk di shumë për Skënderbeun, përvec faktit se ata janë kampionët e Shqipërisë.
“Nuk dimë shumë për Skënderbeun, dimë që ajo është skuadra kampione. Ne jemi pregatitur mirë për këtë sfidë dhe shpresoj që të bëjmë një lojë të mire”, thotë Jovanovic.
Pritet që stadiumi i Korcës të jetë i mbushur në kapacitetin maksimal të tij, rreth 8 mijë tifozë.
Top Channel