Sarkozi viziton Kabulin
12/07/2011 21:30
Presidenti Nikola Sarkozi tha se Franca do të tërheqë 1 mijë ushtarët nga Afganistani, në fund të vitit 2012.
Ai e bëri publik vendimin gjatë një vizite në një bazë ushtarake në Serbi, në veri të Kabulit.
Kjo është vizita e tretë e Sarkozisë në Afganistan, qëkur u zgjodh president në vitin 2007.
Ai u takua edhe me presidentin Hamid Karzai. Franca ka rreth 4 mijë ushtarë në Afganistan.
Ai shpjegoi se SHBA do të ndjekë afatet e tërheqjes së trupave amerikane, të bëra publike nga presidenti amerikan Barak Obama.
Top Channel