Rusi, anija e mbytur, 116 numri i viktimave
12/07/2011 16:10
Janë të paktën 116 persona që kanë humbur jetën pas mbytjes së anijes “Bulgaria” të dielën në Vollga, në Tatarstan.
Lajmin e ka bërë të ditur një komitet hetimi që vë gishtin kundër mungesës së respektimit nga ana e pronarit të normave të sigurisë.
Deri tani janë rekuperuar 88 trupa.
Ndërkohë kanë mbërritur ndalimet e parë në hetim. Bëhet fjalë për Svetlana Iniakina, drejtor i përgjithshëm i kompanisë që ka marrë me qera anijen dhe një inpektor.
Në pyetje janë marrë edhe dy kapitenë për mosdhënie të ndihmës së shpejt.
Top Channel