OKB: Paqja në Libi, ende larg
12/07/2011 01:25
Organizata e Kombeve të Bashkuara shpreh shqetësimin se edhe pse luftohet prej më shumë se 5 muajve, sërish një zgjidhje paqësore në Libi, është mjaft larg.
“Procesi i bisedimeve mes dy palëve nisi, por fatkeqësisht rruga që duhet të përshkrojë ky proces është mjaft e gjatë. Nëse kërkojmë një zgjidhje që do të zgjasë, atëherë s’ka kurrësesi të mos jetë një vendim politik”, u shpreh i dërguari i OKB-së në Libi, Abdel Khatib.
Top Channel