Itali, 8 burgime të përjetshme

12/07/2011 14:30

Një gjykatë në Lokri të Italisë ka dënuar me burgim të përjetshëm 8 persona, anëtarë të familjeve mafioze kalabreze.

Të pandehurit janë konsideruar nga trupi gjykues përgjegjës për masakrën e Duisburgut në Gjermani, ku në 2007-ën u vranë gjashtë persona.

Mes të dënuarve spikat figura e Giovanni Strangio, që sipas hetuesve ka qenë organizatori dhe ekzekutori kryesor i masakrës që gushtin e katër viteve më parë tronditi qytezën gjermane.

Masakra u krye në kuadër të një konflikti 20-vjecar mes dy grupeve familjesh, Nirta-Strangio dhe Pelle-Vottari, që u ndez pas vrasjes që këta të fundit i bënë një gruaje të fraksionit rival.

Sipas rregullave të Ndrangetës kalabreze, nëse vret një grua, hakmarrja e familjes së saj është e padiskutueshme dhe me përmasa më të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA