Francë, “boom†përgjimesh telefonike
12/07/2011 15:00
Një fluks regjistrimesh telefonike është regjistruar edhe në Francë, por ndryshe nga teknikat e përdorura në Britani, ku përgjimet bëheshin nga gazeta më e madhe.
Sipas së përditshmes “Le Figaro”, përgjimet telefonike të urdhëruara nga prokurorët janë rritur me 65 për qind në katër vitet e fundit.
Në vitin 2010, drejtësia franceze u kërkoi shoqërive private që kryejnë përgjimet një total prej 43 mijë dëgjimesh në telefona celularë dhe fiks.
Top Channel