Një sistem tubacionesh në Egjipt që furnizon me gaz Izraelin dhe Jordaninë është dëmtuar nga një shpërthim i fuqishëm.
Lajmin e bën të ditur agjencia egjiptiane “Mena”, sipas të cilës shpërthimi ndodhi në afërsi të kufirit të Al Arishit, në veri të gadishullit të Sinait.
Persona të armatosur u urdhëruan rojave në terminal që të largoheshin para se ata të hidhnin në erë gazsjellësin, bën të ditur burimi.
Ky është sulmi i katërt i këtij lloji që ndodh ndaj gazsjellësve në Sinai, që eksportojnë gaz për në Jordani dhe Izrael.
Shpërthimi, që ndodhi në orët e para të ditës së sotme, shkaktoi flakë që arrinin deri në 10 metra lartësi.
Jordania varet nga gazi egjiptian për të gjeneruar 80 për qind të energjisë elektrike të saj, ndërsa Izraeli merr 40 për qind të gazit natyral nga fqinji i tij.
Top Channel