Një grup për të drejtat e njeriut ka deklaruar se presidenti aktual i
SHBA duhet të urdhërojë një hetim kriminal lidhur me torturat e
sanksionuara nga administrata Bush.
Human Right Watch thotë se ekzistojnë “prova dërrmuese” për tortura të urdhëruara nga ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, George W. Bush.
Ish-presidenti ka mbrojtur disa nga teknikat e torturave, duke deklaruar se ato parandaluan sulme terroriste dhe shpëtuan jetë.
Administrata Obama ka nisur një hetim mbi vdekjen e disa të burgosurve nën kujdesin e CIA-s, si dhe mbi kryerjen e disa aksioneve të paautorizuara.
Por HRW argumenton se këto hetime nuk do të mbulojnë aktivitetet që u autorizuan dhe u vlerësuan si ligjore nga autoritetet gjatë presidencës Bush.
“Ish-presidenti, zëvendësi i tij, sekretari i Mbrojtjes dhe drejtori i CIA-s duhet të hetohen të gjithë”, ka deklaruar grupi i njohur.
Top Channel