Brown: Gazeta, lidhje kriminale

12/07/2011 12:30

Ish-kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar se koorporata “News
International” ka përdorur “kriminelë të njohur” për të siguruar akses
tek të dhënat personale.

Ai akuzoi kompaninë se, ka punuar me lidhje nga bota e krimit për të siguruar këto informacione.

Ai theksoi gjithashtu se “Sunday Times” ka përdorur metoda korruptive për të siguruar të dhëna personale të tij, për ta rrënuar gjatë kohës që ka qenë kancelar.

Nga ana e saj, “News International” ka reaguar duke deklaruar se do të zhvillojë një hetim mbi akuzat e zotit Brown.

Kompania, e cila ka nisur një hetim të brendshëm mbi akuzat për shkelje të bëra nga gazetat e saj, tha se duhet të shohë të gjithë informacionin.

Akuzat e ish-kryeministrit vijnë pas prezumimit për përgjime ilegale të bëra nga një detektiv privat për llogari të gazetës “News of the World”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA