Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy ka deklaruar se vendi i tij do të tërheqë 1 mijë trupa të vendosura në Afganistan nga fundi i vitit 2012.
Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në bazën ushtarake në rajonin e Sarobit, në veri të Kabulit.
Kjo është vizita e tretë në Afganistan e zotit Sarkozy, që kur ai u bë president në vitin 2007. Ai do të takohet gjithashtu me homologun e tij Hamid Karzai. Franca ka në total 4 mijë ushtarë në Afganistan.
“Ne do të tërheqim cerekun e kontigjentit tonë, që do të thotë 1 mijë ushtarë, duke filluar nga ky moment e deri në fund të vitit 2012”, u tha Sarkozy trupave në bazë.
“Është e nevojshme që t’i japim fund luftës”, tha ai, duke shtuar se Franca do të ndjekë programin amerikan të tërheqjes të publikuar nga presidenti Barack Obama.
Top Channel