Turqi, tifozët përleshen me policinë

11/07/2011 20:15

Mijëra tifozë të Fenerbahçes janë përleshur më forcat e policisë pas vendimit të gjykatës për arrestimin e presidentit të kësaj skuadre, Aziz Jëlldërëm.

58 vjeçari akuzohet për krijimin e një grupi ilegal që ndikonte në rezultatet e ndeshjeve në superligën turke.

23 persona të tjerë, mes tyre presidenti i skuadrës Trabzonspor, Sadri Shener dhe ish menaxheri i kombëtareve turke Levent Këzël janë shoqëruar të hënën nga policia turke.

Pasi të dëgjohen nga prokurorët e çështjes së skandalit të basteve, drejtësia turke do të vendosë nëse këta persona do të lihen të lirë, apo do t’i bashkohen presidentit të Fenerbahçes në burg.

Top Channel