Trajneri i Kosta Rikës: Jo kërkesa për autografe Messit
11/07/2011 18:30
Në kuadër të ndeshjes që do të zhvillohet pas disa orësh me Argjentinën, trajneri i Kosta Rikës, Ricardo La Volpe, i ka kërkuar të tijve që të presin fundin e ndeshjes përpara se t’i kërkojnë një autograf Messit.
“Disa muaj më parë në një miqësore në Kosta Rika, në fund të pjesës së parë, futbollistët e mi kanë shkuar menjëherë tek Messi për t’i kërkuar një autograf. Jam shprehur shumë qartë që kjo gjë nuk duhet të përsëritet”, është shprehur Volpe i cili nuk fsheh shqetësimin për ndeshjen kundër “seleccion”.
Top Channel