Mbi 100 persona, 30 prej të cileve fëmijë besohet se humbën jetën pasi
anija e pasagjerëve “Bulgaria” u mbyt në ujërat e lumit Vollga në Rusi.
Ngjarja ndodhi jo shumë larg fshatit Siukejevo, 80 km ne jug te Kazanit,
qyteti kryesor i Tatarstanit, rreth 800 km ne lindje te Moskës.
Në bordin e anijes ndodheshin 199 pasagjere e anetare te ekuipazhit, shumë prej te civileve ishin turiste. Rreth 80 persona u shpetuan nga nje anije qe kaloi aty prane. Deri tani flitet per gjashte viktima te konfirmuara, por polumbaret kishin pare shumë trupa të pajetë brenda anijes se mbytur.
Anija “Bulgaria” 55 vjecare, prone e nje agjensie tursitike do te bente nje udhetim dy-ditor. Rreth ores 14.00 me oren locale-dicka shkoi keq- dhe ajo u mbyt brenda pak minutash. Shkaku I kesaj tragjedie mund te jete nje defekt teknik I anijes se vjeter apo mbipopullimi i saj.
Një prej te mbijetuarve e quajti nje anije te vjeter e te keqe. Nje tjeter tregon se nuk kishte shpetuar dot te shoqen, e cila nuk kishte mundur te mberthehej pas dores se tij. Ndersa te tjere flasin per indiferencen e disa prej anijeve qe kaluan aty duke shperfillur thirrjet per ndihme.
Presidenti rus, Dëmitrij Medvedjev kerkoi nisjen e hetimeve qe do te hedhin drite mbi shkaqet qe cuan ne kete tragjedi te rende. Shume anije te vogla pasagjeresh pershkojne lumen Vollga, qe ndodhet ne zemer te Rusise, qindra kilometra ne lindje te Moskes qe zbrazet ne Detin Kaspik.
Top Channel